Serbia neglizhon kërkimet në Rashkë

rashka_223272336Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka kërkuar që të hiqen procedurat burokratike të cilat ata po duhet t’i ndjekin gjatë kërkimeve të tyre për personat e zhdukur, transmeton Kosovapress.

Ai tha se deri tash në Rashkë të Serbisë janë gjetur pesë mbetje mortore por se do të vazhdojnë me gërmimet pasi të marrin përgjigje nga Prokuroria e Serbisë, gjë e cila nuk po ndodhë.

Gërxhaliu duke folur në Mbledhjen e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, ka thënë se dyshohet edhe për dy lokacione të varreza masive në pjesën e Rashkës.

Të pyetur nga komisioni se sa mbetje mortore mund të jenë në lokacionin në Rashkë, ata thanë se nuk mund të flasin për numra dhe gjithçka do të saktësohet pas gërmimeve.

Ndryshe në Rashkë, përveç që ka disa shtresa të dheut, atje ka edhe objekte të ndërtuara si dhe pjesë të asfaltuara. (INA)

You must be logged in to post a comment Login