Qeveria serbe, kundër flamurit shqiptar në luginën e Preshevës

flamuri1Kryetari i Trupit Koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, ka thënë se Qeveria serbe dëshiron që sa më parë të vazhdojë dialogun me shqiptarët e Luginës së Preshevës. Por ai ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk do të mund të përdorin flamurin e Shqipërisë, por atë të pakicave kombëtare që do të dallonte nga ai kombëtar.

 

“Dëshirojmë që sa më parë të vazhdojmë dialogun me shqiptarët nga jugu i Serbisë”, ka deklaruar sot Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.
Stankoviq, për TV B92, ka thënë se Qeveria e Serbisë në një afat sa më të shpejtë do t’i përgjigjet kushteve të parashtruara të përfaqësuesve shqiptar të Luginës për të vazhduar bisedimet.
Liderët shqiptar të Preshevës dhe Bujanocit, thonë se dialogu nuk do të vazhdohet deri sa të përmbushen kërkesat e tyre, në mesin e të cilave bie edhe përdorimi i papengueshëm i gjuhës shqipe dhe flamurit kombëtar.
“Thelbësore është se kushtëzimi askujt asgjë të mirë nuk i ka sjellë, kështu që nuk do t’i sjell as shqiptarëve. Qeveria e Serbisë dëshiron që të vazhdojë bisedimet dhe përmes bisedimeve të zgjidhim këto çështje”, ka thënë Stankoviq, transmeton Titulli.

Rreth dhënies së të drejtës së përdorimit të flamurit Shqiptar, Stankoviq ka thënë se nuk kanë të drejtë të shfrytëzojnë flamurin e Shqipërisë, mirëpo gjithsesi kanë të drejtë që të shfrytëzojnë flamurin e pakicës kombëtare.

“Ata munden ta shfrytëzojnë flamurin e pakicës kombëtare ashtu qysh këtë çështje edhe e rregullojnë konventat ndërkombëtare, mirëpo ky flamur në ndonjë pjesë të saj duhet të dallojë nga flamuri i shtetit Shqiptar”, ka shtuar Stankoviq.
Ai ka theksuar se shqiptarëve nga jugu i kanë propozuar që me ndihmën e ekspertëve nga Shqipëria dhe nga Fakulteti i Drejtësisë në Nish të pajtohen për pamjen e flamurit të pakicës kombëtare shqiptare, transmeton titulli.
Stankoviq ka shtuar se në dialogun me përfaqësuesit e shqiptarëve gjithmonë marrin pjesë përfaqësuesit e OSBE-së, të cilët janë garantues të këtyre bisedimeve.rtk

You must be logged in to post a comment Login