Problemet e historisë së Maqedonisë edhe në Wikipedia

untitled_709630026Platforma e njohur enciklopedike e internetit “Wikipedia” në gjuhën angleze shumë elemente dhe fakte historie për Maqedoninë i nxjerrë si bullgare.

Sipas kësaj faqe, Kryengritja e Ilindenit në Krushevë shkruhet si kryengritje bullgare, VMRO si një lëvizje ultranacionaliste e themeluar nga revolucionarë bullgar dhe maqedonas, shumë personalitete historike si Goce Dellçev, Dame Gruev dhe Jane Sandanski dhe shumë të tjerë janë shkruar si heronjë bullgarë.

Shumë të dhëna japin një pasqyrë ashtu që historia e zhvilluar në territorin e Maqedonisë i takon të kaluarës bullgare. Portalet maqedonase e kanë shprehur këtë shqetësim sepse ka shumë pak të dhëna të përkthyera në gjuhën angleze lidhur me historinë e Maqedonisë dhe maqedonasve.

Mediat theksojnë se Maqedonia po humb betejën përballë Bullgarisë dhe Greqisë në platformat e internetit me të dhëna të ndryshme historike, gjeografike dhe të dhëna të tjera.   Aktualisht ka 74 mijë njësi të shkruara në anglisht për Maqedoninë, por shumica e tyre nga autorë të huaj, grekë, bullgarë dhe të tjerë që japin faktet dhe botimet e tyre historike.

You must be logged in to post a comment Login