Oficeri grek me tatuazh “Çetnik”

nazist_242606050Forcat e Armatosura të Greqisë janë detyruar të hapin një hetim urgjent pas zbulimit të një fotografi ku një toger i gradës së dytë të ushtrisë dallohet duke nderuar me dorën e zgjatur si nazistët dhe me një tatuazh në bark ku shkruhet fjala ÇETNIK, me shkronja cirilike.

Lajmi është i bujshëm sepse oficeri në fjalë është Alexander Kasidiaris, vëllai i deputetit famëkeq të Agimit të Artë, partisë neonaziste greke, Ilias Kasidiaris.

Ky i fundit është edhe zëdhënës i kësaj force politike dhe u bë emër i njohur në të gjithë Greqinë kur goditi tre herë me shpullë në kokë, gjatë një debati televiziv, një deputete të greke, Liana Kanelli të Partisë Komuniste. Siç transmeton Illyria, deputeti Kasidiaris veç të tjerash ka thënë se Holokausti është një shpikje e hebrenjve sepse nuk ka ndodhur kurrë.

Nderimi si nazist i oficerit Kasidiaris është një skandal i përmasave ndërkombëtare, duke qenë se Greqia është anëtare e NATO-s.

Trupat vullnetare greke dihet që kanë marrë pjesë në Bosnje dhe gazetari i shquar grek, Takis Michas ka hetuar pjesëmarrjen e tyre në masakrat e Srebrenicës etj në librin e tij të domosdoshëm për t’u lexuar, “Aleanca e pashenjtë”.

Po kjo fotografi dëshmon për edhe për përkrahjen për paraushtarakët kriminelë serbë edhe në radhët e ushtrisë greke. Forcat e Armatosura greke kanë njohur skandale edhe në të kaluarën si zbulimi i videos ku dalloheshin ushtarë grekë në stërvitje e marshim duke kënduar këngë fyese për shqiptarët e turqit.

You must be logged in to post a comment Login