Në faqen e RTVM mungon gjuha shqipe

untitled_418139531Në faqen zyrtare të Radiotelevizionit të Maqedonisë (Makedonska Radiotelevizija MRT) nuk figuron asnjë germë në gjuhën shqipe.

Tashmë për një kohë nuk figuron asgjë në gjuhën shqipe, ndërsa ndjekës të kësaj faqe i kanë shkruar agjencisë së lajmeve INA mbi shqetësimin për praktikat e mospërfilljes dhe zvarritjes së përdorimit të gjuhës shqipe.

Servisi publik informativ gjithashtu edhe logon për programin e dytë ku transmetohet program në gjuhën shqipe vazhdon ta mbajë në alfabetin cirilik ( MRT 2 apo Makedonska Radiotelevizija 2) apo duke rikthyer edhe logon e dikurshme TVM2, që aplikohej vite me radhë.  Kjo çështje një kohë të gjatë ishte pjesë e debatit politik, ku ishte kërkuar ndryshimi i emërtimit të këtij servisi publik nga Radio – Televizioni Maqedonas në Radio – Televizioni i Maqedonisë.

RTVM së fundi është pjesë e debatit pikërisht për faqen zyrtare, me ç`rast për dizajnin dhe mirëmbajtjen e saj janë paguar 100 mijë euro, ndërsa përfituese e tenderit është kompania boshnjake “More Screens d.o.o Mostar. Kjo kontratë ka hasur në kritika të ashpra nga kompanitë dhe mediat vendore. (INA)

You must be logged in to post a comment Login