Meta: Zbatim të plotë marrëveshjes së Ohrit. Veljanoski: Marrëdhënie sa më të mira ndëretnike

konferenca1Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski nisi sot viziten dy ditore ne Tirane me nje takim me kreun e Kuvendit te Shqiperise, Ilir Meta.

Meta gjate fjales se tij theksoi nevojen e thellimit te bashkepunimit mes dy vendeve, mbeshtetje per zbatimin e plote te marreveshjes se Ohrit dhe respektim te te drejtave te pakicave maqedonase ne vendin tone.

Meta theksoi se roli i faktorit shqiptar ne maqedoni mbetet kyc per stabilitetin e Maqedonise per te forcuar stabilitetin dhe mendoj se zbatimi i marreveshjes se Ohrit do te ndihmoje shume ne kete drejtim.

“Faktori shqiptar atje eshte nje ure solide bashkepunimi mes nesh. mbeshtesim sovranitetin, integritetin e Maqedonise dhe e vleresojme ate nje vend shume te rendesishem. Mbeshtesim dhe duam pershpejtimin e proceseve integruese te Maqedonise, duam ta shohim anetare te NATO-s dhe shume shpejt te jemi se bashku anetare ne BE. Projekte te perbahsketa ekonomike dhe infrastrukturore si korridori 8, por edhe per prioritetet e axhendes evropiane sidomos ne luften kunder krimit”- tha Meta, duke theksuar mbeshtetje te plote te zbatimit te plote dhe efektiv te marreveshjes se Ohrit.

Sipas Metes ne qender te vemendjes do te jete edhe respektimi i te drejtave te pakicave maqedonase tek ne, duke premtuar se shpejti edhe nje vizite ne Pusnec.

Ndarja administrative, jo cenim i perfaqesimit te pakicave ne vend

Meta ka deklaruar se me reformen e re administrative nuk do te cenohet ne asnje menyre perfaqesimi i pakicave ne vendin tone. “Synojme zbatimine nje reforme te vonuar prej kohes, ate territoriale dhe administrative, pasi ndarja ekzistuese eshte mjaft e vjeter dhe jo funksionale, dhe jo ne perputhje me kriteret e BE per zhvillimin e rajoneve, edhe per te perfituar prej programeve te ndryshme. kam ndjekur mediat dhe ka pasur shqetesime edhe nga zevendesi i Kuvendit, zoti Dule per kete ceshtje, se mos nje reforme e tille do te demtoje perfaqesimin e pakicave ne vend, nuk eshte ne asnje menyre qellimi i kesaj reforme. Synimi eshte t’i perafrohemi standardeve evropiane edhe ne ndarjen administrative dhe territoriale, reforme gjithperfshirese dhe per kete eshte kerkuar asistenca me e mire e BE”- tha Meta.

Veljanovski 
Kryeparlamentari maqedonas ka vleruesuar ftesen e bere qe deshmon sipas tij per nje rruge te mire te marredhenieve mes dy vendeve. “Mundesi qe te shprehim gatishmeri per vazhdimin e raportit pozitiv, nderkohe qe sukseset e ndersjellta te jene shembull per marredhenie te mira fqinjesore. Une si kryetar i Kuvendit, kolegut tim Meta poara kohe ia urova marrjen e statusit kandidat ne BE, sepse mendoj se kjo eshte nje gje e merituar’- tha ai.

Pyetur per zbatimin e gjuhes shqipe ne Kuvendin e Maqedonise, ai ka thene se deputetet shqiptare flasin shqip ne Kuvend.
Axhenda e takimeve

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Kryetari i Republikës së Maqedonisë,z. Trajko Veljanoski do të takohet me krerët më të larta të vendit, Zëvendëskryeministrin,z. Niko Peleshi dhe Ministrin e Jashtëm ,z. Ditmir Bushati.

Pas takimit dy homologët  do të kenë një prononcim të përbashkët për mediat.

Më pas, Kryetari i Republikës së Maqedonisë,z. Trajko Veljanoski do të mbajë një fjalë përshëndetëse në Seancë Plenare.

You must be logged in to post a comment Login