“Maqedonia e bukur” diskriminuese për shqiptarët

ccc_620224313Në monografi e publikuar në gjuhën maqedonase dhe angleze e titulluar “Maqedonia e Bukur” është diskriminuese për shqiptarët, pasi që nuk trajton elemente dhe pasuri shqiptare në Maqedoni.

Përmes një videklipi reklamues ku prezantohet monografia shihet qartë diskriminimi edhe në baza fetare, ku Maqedonia paraqitet një vend i krishterimit ortodoks me kisha, kryqe, lokalitete të së kaluarës që janë konsideruar si maqedonase si dhe artefakte tjera kishtare me elemente sllavo – ortodokse.

Monografia përbrenda diskriminon shqiptarët, pasi që nuk trajton historinë e tyre dhe bukuritë natyrore që janë në zonat shqiptare shtrembërohen apo paraqiten ndyshe.

Vetë ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska – Mileska ka theksuar se ky libër flet për kulturën fizike dhe shpirtërore të popullit maqedonas. “ Është një artefakt me vlerë për të gjithë ne, por edhe një dhuratë prezantuese për çdo vizitorë në vendin tonë”, theksoi ministrja Kançeska – Mileska. Monografia është e plotësuar me një film me fotografi për lokalitete historike dhe kulturore në Maqedoni.

You must be logged in to post a comment Login