Lugina e Preshevës me 60 spiunë të Millosheviqit

spinagaudb21Millosheviqi në mesin e  2200 agjentëve dhe  700 në Kosovë kishte edhe sopiunët e vetë në Luginë. mbi 10 për qind i kishte përqëndrur në Serbinë jugore, vise këto të banuara kryesisht me shiptarë etnik, transmeton në vazhdim “actualno.com”, transmeton agjencia informative “Presheva jonë”.

Sofi, 2 dhjetor

Ish-presidenti serb Sllobodan Millosheviq ka pasur në Ballkan 2200 agjentë, prej të cilëve më së paku 150 kanë qenë në Maqedoni, të cilët kanë punuar për Shërbimin e Sigurimit Shtetëror serb, thuhet në raportin e forumit, i cili është mbajtur këto ditë në Bruksel, ku është shqyrtuar roli i ish-shërbimeve sekrete në Ballkan, njofton portali bullgar “actualno.com”, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”.

Në shtetet ish-jugosllave Millosheviq ka pasur 150 agjentë në Slloveni, 200 në Mal të Zi, 350 në Bosnjë e Hercëgovinë, 450 në Kroaci dhe më së shumti në Kosovë, rreth 700 agjentë që kanë punuar për Serbinë, ku në mesin e tyre 10 për qind i kishte përqëndrur në Serbinë jugore, vise këto të banuara kryesisht me shiptarë etnik, transmeton në vazhdim “actualno.com”. Millosheviq ka pasur agjentë dhe në Bullgari, Shqipëri, Greqi, Rumani dhe disa shtete të evropës lindore dhe qëndrore.

Në këtë Forum kanë marrë pjesë ish-agjentë, përfaqësues nga të gjitha shtetet socialiste, tani vende anëtare të NATO-s, përfaqësues dhe ekspertë për siguri, ku qëllimi kryesor ka qenë të analizohet puna e ish-sigurimit shtetëror nga viti 1949 deri në vitin 2010.

You must be logged in to post a comment Login