Dibër, shkollat me emra shqip e vulat maqedonisht!

penessssProblemi ndërmjet shkollave të Dibrës dhe ministrisë së arsimit rreth ndryshimit të emrave të shkollave edhe më tutje mbetet i hapur. Mbishkrimet në tabelat e shkollës janë me emra të cilat i ka miratuar Këshilli i komunës Dibër si dhe i këshillave të shkollave nëntvjeçare dhe gjimnzeve, kurse vulat janë ende me emrat të cilat MASH konsideron se duhet të qëndrojnë më tutje.

“Vendimi i gjykatës së Dibrës nuk është ligjor pasi ne i kemi respektuar të gjitha procedurat të cilat janë parapara me ligj. Me vendimin e gjykatës, shkolla është dënuar me 200 euro, kurse unë si drejtor me 100 euro. Ne presim që Qeveria ta mbështesë vendimin të cilin e kemi marrë për ndryshimin e emrit”, ka thënë për “Rel”, Ramadan Imeri, drejtor i shkollës nëntëvjeçare në Dibër, transmeton “Zhurnal”.

Gjykata themelore në Dibër i ka dënuar drejtorët e shkollave dhe institucioenev arsimore për shkak të ndryshimit të mbishkrimeve të tabelave. Drejtori i shkollës i cili në vulë e mban emrin “Vëllazërim Bashkimi”, kurse në hyrje të shkollës qëndron emri “Penestia”.

Gjithashtu gjimnazi “Zdravko Çoçkovski” është emëruar në “28 Nëntori”, kurse vendimi i gjykatës së Dibrës ka hapur debate të ashpra mes pushteit lokal dhe MASH-it.

“Kemi biseduar edhe me kryetarin e komunës, kemi biseduar edhe me MASH-in dhe ne presim që Qeveria t ambështesë vendimin të cilin e kemi marrë për ndryshimin e emrit, ne por edhe Këshilli i Komunës Dibër, i cili vendim është miratuar me parimin e Badinterit. Ne nuk kemi problem etnik, pasi emri Penestia është emri i vjetër i qytetit të Dibrës”, ka shtuar Imeri.

You must be logged in to post a comment Login