Borxhi i pa shlyer për vrasjet politike

large_vrasjet-pasluftes1388423519Hetimet që u heshtën

Cilat ishin proceset gjyqësore që u përmbyllën gjatë vitit 2013, çfarë shpresash dhanë për qytetarët dhe viktimat, dhe çfarë pritet për zbulimin e vrasjeve të mëdha, në vitin që tani po hyjmë, për gazetën “Bota sot” flasin deputetët e Kosovës dhe analistët politikë. Ata thotë se që nga paslufta e deri më sot organet e drejtësisë asgjë nuk kanë bërë për zbardhjen e vrasjeve të shumta, të cilat e kanë goditur shoqërinë tonë, e sidomos Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku në mesin e këtyre vrasjeve kishte emra të shquar të intelektualëve të kësaj partie, si ai i Xhemajl Mustafës, Tahir Zemajt, Ismet Racit, Ukë Bytyqit, Bardhyl Ajetit, e shumë të tjerë.

Vit pa rezultate në hetime

Deputeti i Parlamentit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Ismet Beqiri për gazetën “Bota sot” thotë se edhe ky vit shkoi pa asnjë rezultat për zbardhjen e vrasjeve politike e veçanërisht vrasjeve, të cilat i kanë goditur njerëzit e LDK-së.

You must be logged in to post a comment Login