Ligji i luftës me Greqinë, Xhufi: Tronditëse mbajtja e ligjit

xhufiGreqia nuk e ka shfuqizuar ligjin e luftës me Shqipërinë. Kjo është deklarata e historianit Pëllumb Xhufi në emisionin e gazetares Erjona Rusi në “A1 Report”. “Ligji i luftës të trondit kur e dëgjon, jo më kur bëhet fjalë për një vend strategjik që ne e cilësojmë. (…) Marrëdhëniet e mira mbështeten në marrëveshje të mira”, si ka thënë Obama. Ndaj edhe në këtë prizëm, Greqia duhet të heqë ligjin e luftës. Ashtu siç ndodh, vendimi i qeverisë kalon në parlament për të marrë fuqi, ndërsa ligji i luftës në Greqi është vetëm me një vendim qeverie dhe nuk e ka kaluar në Parlament. Greqia ka nënshkruar, si të gjitha vendet, marrëveshjen europiane të Mbrojtjes së të Drejtave të Minoritetit, por nuk e ka ratifikuar, dhe ka pasur edhe reagime për këtë gjë.(…) Është turp të mbash ligjin e luftës. Është një gjë pozitive që çështja çame dhe ligji i luftës tashmë është në axhendën e qeverisë”, është shprehur Xhufi në emisionin “Airport” të drejtuar nga Erjona Rusi.
Ju pershendesim me nje parodi:

You must be logged in to post a comment Login