Marrëveshje për kualifikimin e ushtarakëve shqiptarë në SHBA

f1_18kodheli1379504732Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, dhe ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu, kanë nënshkruar sot një marrëveshje për arsimimin dhe kualifikimin e ushtarakëve të FA në SHBA.

Ambasadori i SHBA në Tiranë Aleksander Arvizu e cilësoi këtë marrëveshjeje si një mundësi unike, pasi vihet në zbatim për herë të parë.

“Këshilltari i presidentit gjenerali Baze dhe këshilltari i kryeministrit gjeneral Lleshi propozuan: reformimin dhe rritjen e profesionalizmit të Forcave të Armatosura, përmirësimin e numrit të rekrutimeve. Në bashkëpunim me shtetin e madh New Jersey morëm synimet e gjeneralëve shqiptarë dhe i bëmë realitet. Është një mundësi unike dhe bëhet për herë të pare. U gjet me vend që ky nder t’i bëhet një aleati të madh si Shqipëria”, tha Arvizu.

Nga ana e saj ministrja Kodheli e çmoi si shumë të rëndësishëm arsimimin dhe kualifikimin e ushtarakëve të Forcave të Armatosura, ndërsa shprehu angazhimin për forcimin e partneritetit ekzistues strategjik midis SHBA-ve dhe Forcave Shqiptare te Armatosura.

You must be logged in to post a comment Login