15 vjet pa komandantin legjendar Ismet Jashari – Komandant Kumanova

kkk_595227417Sot u mbushën 15 vjet pa komandantin heroik legjendar Ismet Jashari – komandant Kumanova.

Ceremonia e përkujtimit të tij po kalon heshturazi, pa shumë ceremoni përkujtimore dhe manifestime grandioze, për komandantin legjendar që ra heroikisht më 25 gusht 1998 në fshatin Kleçkë të Kosovës gjatë luftimeve me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave ushtarake serbe.

Një ceremoni përkujtimore të premten u organizua në fshatin e lindjes Orizare, ku pranë bustit të tij u vendosën kurora lulesh nga përfaqësues nga të trija luftërat e shqiptarëve, bashkëluftëtar, familjarë, përfaqësues shqiptarë të institucioneve shtetërore të Maqedonisë me në krye zëvendës kryeministrin e Maqedonisë Musa Xhaferi si dhe qytetarë të tjerë. Ndërsa me rastin e këtij përkujtimi u organizua edhe një akademi përkujtimore në Shkup.

Rrugëtimi i një legjendari 

Ismet Jashari i lindur në vitin 1972 në Orizare të Kumanovës ishte një aktivist për popullin shqiptar që nga ditët e shkollimit, kur ai mundohej të shpall organizata kombëtare dhe duke advertizuar vlerat e kombit shqiptar jashtë kufirit të Shqipërisë së sotme, bile në një shtet pan-sllavik dhe famëkeq ndër dorën serbe të ashtuquajtur Jugosllavi.

Ismet Jashari mori pjesë nëpër mbledhje dhe ceremoni kombëtare dhe shpejt u vu në shënjestër nga policia famëkeqe antishqiptare e UDB-së së shtetit Jugosllav, që përfshinte toka shqiptare si Kosovën Malin e Zi, PMB-në (Preshevë, Medvegjë, Bujanocë) dhe u detyrua të ik në mërgim në Loussanne të Zvicrrës ku krijoj familje dhe zoti i fali 5 vajza. Edhe mbas shkatërrimit të shtetit falco Jugoslav, Ismeti kur shkonte në pushime te familja në Orizare, policia e shtetit sapoformuar Maqedon nuk e linte të qetë dhe e arrestuan ca herë pa bazë. Lufta në Kosovë filloj publikisht me krismat e Adem Jasharit 5 Mars 1998, Ismeti arriti në radhët e UCK-së 5 ditë më vonë 10 mars së bashku e Fatmir Limën, duke i lënë gruan dhe 5 fëmijët e tij në Zvicër. U dallua si luftëtar i dobishëm në luftërat në Drenic, Kleckë, Rahovec etj dhe u emërua komandant i brigadës 121, mori pseudonimin “Kumanova” qe të tregonte se UCK-ja ka shqiptar nga të gjitha trojet tona.

Ndër komandën e Ismet Jasharit, serbet kurrë nuk mundën të okupojnë ose të hynë në zonen operative të Pashtrikut, zonë kjo që ishte totalisht e kontrolluar nga brigada 121, e udhëhequr nga Ismet Jashari. Komanda e UCKsë e vlerësoj Ismetin sikur 100 ushtarë të thjesht dhe mbas plagosjes së tij nuk donin të lënin të jetë aktiv në front, një kërkesë kjo që për Ismetin ishte e pamundur të pranohej. Ismeti ishte shpresa e gjithë popullsisë civile në Pashtrik ku ata e dinin se po të jetë gjallë Kumanova, nuk do të vriteshin nga serbët ata.

25 Gusht 1998 Ismeti mori lajmin se 3 ushtar të tij janë rrethuar nga armiku. Ushtarët incistuan të provojnë e ti nxjerrin bashkëluftëtarët që ishin të rrethuar, por Ismeti u tha se, më mirë ishte që të shkonte vet e ti nxjerr. Ushtarët e tij, që e konsideronin atë gati si i pavdekshëm nuk protestuan kur ua dha propozimin. Por armiku ishte me numër të madh. Krismat dhe luftimet e Ismet Jasharit dhe të atyre serbe u dëgjuan për 45 minuta para se të shuhen. Ushtarët priten me plot emocione komandantin e tyre dhe 3 shokët. Por ata nuk erdhën fare. Lajmi për rënien e ti nuk u lajmërua publikisht, pikërisht nuk u lajmërua sepse do kishte sjell trauma dhe frik ndaj popullsisë qe tashmë kishin krijuar një “Skënderbe” lokal që i mbronte nga armiku, atë sigurim mental ishte me rëndësi që ta kishin popullata civile edhe pse komandanti ishte vdekur.

Në tetor 1998 u lajmërua publikisht rënia e komandantit. Brigada 121 e UCK-së mori emrin e tij duke quajtur Brigada 121 Kumanova.

Sot Ismet Jashari ka përmendore në Kleçkë, Prizren, Prishtinë, dhe në Orizare edhe rrugica dhe shkolla mbajnë emrin e tij sot.

Lufta në Maqedoni në 2001 ishte amanet i Ismet Jasharit (po edhe nevojë kombëtare) dhe u fillua nga ushtarët e tij të ngushtë (Komandant Hoxha, Guri, etj) dhe brigada 113 e mori emrin e ti në UÇK-në.

You must be logged in to post a comment Login