Zbulohet misteri Albanëve të Kaukazit… 70-vjeçar i: “Janë pasardhës të ushtarëve dardan të Aleksandërit të Madh”,

albanetIshin teza të cilat nuk kishin fund dhe nga më të ndryshmet, pa asnjë fill të vërtete, duke thënë se Shqiptarët e sotëm, nuk janë autokton në trojet ku jetojnë sot, por të ardhur nga Kaukazi…!!!

Por, e vërteta qëndron krejt ndryshe!

Nga Burim Broya

Isha i interesuar që të kem njohuri më tepër sa i përket Albanëve të Kaukazit, ndërsa dje e takova një të moshuar rreth (70-tave) nga Gruzia dhe e pyeta se a ka ndonjë njohuri sa i përket emrit Albania në rajonin e Kaukazit, dhe ai me tha:

“Po, deri ne shekullin e 7-të ekzistonte një territor me emrin Albania në rajonin e Kaukazit e tani më, në ketë pjesë gjendet shteti i Azerbajxhanit. Pas shekullit te 7-të ky vend është pushtuar nga shumë okupues Aziatik dhe të tjerë, duke i shtyrë këta banor që të migrojnë në vende përreth, e në ditët e sotme janë vetëm pak fshatra me emra Shqip, me rreth 20-30 mijë banor autokton, të cilët nuk e kanë humbur identitetin dhe kulturën e tyre. Sipas tyre -Albanëve të Kaukazit një popull i njëjtë (kushërinjtë e tyre) jetojnë në trevat e Adriatikut ku e kanë të njëjtin gjake, kulturë dhe gjuhë. Dhe ky popull (Albanët e Kaukazit) ishin ushtarët e Aleksandërit të Madh të Dardanisë antike, të cilët mbetën në këtë vend dhe e populluan.”

You must be logged in to post a comment Login