E bukura Laura, vajza që e duan të gjithë

Foto7 Laura është një artiste e re, por që premton shumë pasi puna që ajo po shfaq na dëshmon më te mirën për një të ardhme të suksesshme. Laurën e shohim jo vetëm në teatër, por edhe në skenat e festivaleve më në zë të vendit tonë. Për publikun Laura Nezha u bë e njohur që në moshën 12-vjeçare, kur ajo mori pjesë në emisionin e talenteve të vegjël “Gjeniu i Vogël”. Biondja, ndonëse me një bukuri natyrore, jo rastësisht zgjodhi që të shfaq talentin e saj, por kësaj radhe jo vetëm si këngëtare, por ajo studion për regji dhe njëkohësisht praktikon dhe sfidon veten edhe në fushën e aktrimit.

     Paraqitja e saj për herë të parë në “Kënga Magjike 2011” ia hapi rrugët drejt një karriere të re muzikore. Ndonëse kënga u pëlqye nga publiku ajo në fund mbeti pa ndonjë çmim të veçantë, por për Laurën nuk ishte kjo ndonjë problem, pasi për të mjafton vlerësimi i publikut që e mirëpriti shumë mirë, ndërsa po e njëjta këngë pjesëmarrëse po në këtë festival “Jo se di” e krijuar nga Stine vazhdon edhe sot të pëlqehet dhe të dëgjohet në masë të gjerë.

     “TopFest 9” ishte prezantimi i radhës, ku me këngën “Edhe pse gabim” ajo shkëlqeu deri në natën gjysmë finale, pikërisht kjo këngë i dedikohet “situatës emocionale që krijon një dashuri me personin e gabuar, sepse zakonisht personi me të cilin dashurohemi nuk është modeli i thurur në mendje”. Ja si rrëfehet për gazetën “Nacional Albania”, bukuroshja dhe simpatikja Laura.

 Intervistoi: Florim A.Gashi

Foto e Ballines-KryesoreNacionalAlbania: Kush po ju përkrah që të jeni Laura e skenës?

Motra ime është ajo që gjithmonë më nxit që të kem më shumë besim te vetja dhe me këshillon qe ti shoh gjerat me optimizëm. Gjithashtu me përkrah STINE, krijuesi i këngëve te mia me te cilin konsultohem për hapat e mi ne muzike.

 

NacionalAlbania: Teatri dhe muzika, dy fusha te ndryshme por qe kane lidhje njëra me tjetrën, ku e gjeni veten më shumë?

Te dyja për mua janë te pandashme. Kur i kushtoj me shume kohe njërës, me mungon tjetra. Momentalisht jam ne kohe te plote ne teatër, por nuk po i le pas planet ne muzike.

 

NacionalAlbania: Sa është e vështirë te aktrosh dramat, te sjellësh emocione kur përballë ke publikun, cili normalisht fokusohet tek aktoret qe luajnë ne dramë. Nuk është e lehtë apo jo?

Është një emocion i forte pas kuintave, i cili shkrihet gradualisht me fillimin e shfaqjes dhe energjinë qe shkëmben publiku ne salle. Nuk do ta quaja te vështirë, por një detyre qe kërkon talent, pune e pasion.

 

Foto 6NacionalAlbania: Regjia, aktrimi dhe këndimi qe këto te tri fusha i praktikoni me një talent te veçantë. Cilën dashuroni me shume?

Kjo pyetje me behet shpesh dhe gjithmonë them se do ti ndërthur te tri këto pasione qe kam nëse koha me lejon. Nuk do te doja te hiqja dore prej asnjërës, sepse secila me fal një kënaqësi te veçante.

 

NacionalAlbania: Ai loti qe ju rrodhi ne prezantimin tuaj ne festivalin “Kënga Magjike 2011”. Na tregoni te vërteten, se çfarë përjetuat ne ato momente gjatë interpretimit?

E vërteta është se kur dola ne skene publiku me priti me ovacione te mëdha te cilat vazhduan gjate gjithë këngës. Për mua kjo ishte befasuese. E kam përjetuar emocionalisht atë përformancë.

 

NacionalAlbania: Deri tani ju keni pare si këngëtare solo, keni në plan të vini me ndonjë bashkëpunim pasi qe janë ne trend kohen e fundit? 

E kam menduar. Kur te jete momenti dhe bashkëpunimi i duhur, do vendos ta realizoj.

 

foto 5NacionalAlbania: Keni ndonjë pasion te fshehët qe jo çdo kush e din?

Shopping. nuk lodhem sikur te dal me ore te tera dyqaneve. Gjithashtu gjuhet e huaja me kane pëlqyer qe e vogël ,kur përpiqesha te imitoja aktoret e huaja.

 

NacionalAlbania: Dukeni shume elegante për pamjen, veshjen, aksesorët dhe a do të ishte i njëjti kujdes nëse nuk do ishit prezente në skenë?

Çështja e te qenit e njohur nuk ndikon tek unë. Me pëlqen te kujdesem për veten dhe këtë mundohem ta bej edhe kur e kam kohen shume te kufizuar.

 

Foto 4NacionalAlbania: Përkrah cilit aktor do donit të luanit ne një shfaqje? 

Jam duke punuar për një shfaqje premiera e se cilës del ne fillim te qershorit. Kjo është një eksperience shume e mire për mua, pasi jam përkrah aktoreve profesioniste qe janë njëkohësisht pedagoge të mi.

NacionalAlbania: Tani që jeni një person publik, ju përndjekin thashethemet? Sa ju pëlqen te keni interesimin e publikut? 

Deri tani nuk me kane bezdisur shume thashethemet. kjo sepse unë jam natyre qe nuk jap material për atë çka nuk është e profesionit. Nuk me pëlqen te marr vëmendje kot. Kryesisht kam dëgjuar komente rreth pamjes sime.

 

Foto 3NacionalAlbania: Po mendoni për pushimet verore pasi qe vera po afrohet? 

Uroj qe premierat e katër shfaqjeve te mbyllen ne qershor. Pastaj duhet te realizoj planet qe kam me këngën. Pushimet ne ketë moment i shoh paksa larg…

 

NacionalAlbania: E konsideroni veten njeri me fat, pasi deri më tash ju kane përcjellur shumë te mira ne jetë? 

Ne një fare mënyrë, po. Gjithsesi unë jam kërkuese dhe nuk ia le gjerat fatit. Fati nuk te shoqëron gjithmonë ne jete.

 

Foto 2NacionalAlbania: Keni ndonjë plan konkret ne fushën e muzikës? A do te sjellni projekte te reja?

Po, madje se shpejti. Se bashku me Stinen jemi duke punuar dhe jam entuziaste.

 

Foto 1NacionalAlbania: Mesazh juaj për të gjithë lexuesit e gazetës “NacionalAlbania”?

Faleminderit qe patëm mundësinë të lexonit ketë interviste. Jam e kënaqur qe ndava diçka me ju. Uroj qe ne vazhdim te sjell këngë e role qe t’ju pëlqejnë dhe të gjeni sa më shumë veten në to.

 

 

 /NacionalAlbania/

 

You must be logged in to post a comment Login