Shqipëri-Norvegji, ja çmimet e biletave

komtareFederata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet zyrës së shtypit, ka dhënë dje edhe çmimet zyrtare tëbiletave për ndeshjen e 7 qershorit mes Shqipërisë dhe Norvegjisë. Kështu, një biletë në tribunën qendrore do të kushtojë 8 mijë lekë (të rinj), ndërsa në krahët e tribunës qendrore 5 mijë lekë (të rinj). Përkarshia, ose më mirë e ashtuquajtura tribuna D2, do të kushtojë 3 mijë lekë (të rinj).Tribuna D1 dhe D3, pra dy anët e tribunës D1, do të kushtojnë nga 2 mijë lekë (të rinj). Ndërsa tribuna C + E, ose më mirë tribuna nga prapa portave, do të kushtojnë vetëm 5 qind lekë (të rinj).

Mësohet se ka pasur interes për bileta, por deri tani FSHF-ja nuk ka nxjerrë asnjë për shitje.

Ndërsa, sipas rregullores, 5 %e numrit të biletave u janë lënë në dispozicion tifozëve të skuadrës norvegjeze.

You must be logged in to post a comment Login