PE miraton Rezolutën për Shqipërinë: Kujdes me tensionet në rajon

parlamenti-europianParlamenti Europian ka miratuar rezolutën për Shqipërinë.

Ne te, krahas mirepritjes se progresit te bere e  keqeardhjes per mosplotesimin e kushteve per statusin, PE terheq vemendjen se Shqiperia duhet te kete kujdes ne marrëdhëniet me fqinjët në rajon.

Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle ka deklaruar se Shqiperise i eshte bere e qarte se cfare duhet te beje per te vijuar progresin ne rrugen e integrimit ne BE.

“Fatkeqësisht, udhëheqësit politikë të vendit nuk ishin gjithnjë të aftë të vënë vijimësisht integrimin në krye të axhendave të tyre politike dhe nuk patën gjithnjë vullnetin për të bërë kompromiset e duhura politike për mbështetjen ndër-partiake që kërkojnë dukshëm reformat thelbësore. Kushtet e nevojshme janë ende aty prandaj duhet të vazhdojmë të inkurajojmë miqtë shqiptarë në qeveri dhe në opozitë që të fokusohen mbi procesin e integrimit europian,” tha ai.

You must be logged in to post a comment Login