Dështimi i Maqedonisë, Teuta Arifit askush nuk i beson më

timthumbPas katër viteve status kuo në procesin e BE-integrimeve, Këshilli i ministrave të BE-së konfirmoi korrnizë të qartë për negociatat inkuadruese të Maqedonisë e cila është me rëndësi qenësore për procesin eurointegrues, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp zëvendëskryeministrja për çështje evropiane Teuta Arifi, duke i komentuar konkluzionet nga mbledhja e mbrëmshme të shefave të diplomacive të vendeveve anëtare të Unionit në Bruksel.

Korrniza parashikon negociatat inkuadruese të hapen në bazë së raportit të cilin do ta përgatitë Komisioni Evropian në tre mujorin e parë të vitit të ardhshëm. Implementimi i mëtutjeshëm i reformave do të jetë lëndë e vlerësimit dhe Komisioni Evropian do të dorëzojë mbi atë bazë propozim-korrnizë për fillimin e negociatave inkuadruese dhe do të zbatojë skrining analitik për kapitujt 23 dhe 24, tha Arifi.

E pyetur për interpretimet e ndryshme të konkluzioneve, Arifi me qëndrim se Bashkimi Evropian definitivisht është përmbajtur nga vokabulari i kushtëzimeve.

-Përkundrazi, na jepet korrnizë për përgatitje të përbashkët për negociata me Unionin për reformat për anëtarësim. Në raportin duhet të informohet edhe për marrëdhëniet e mira fqinjësore si kriter politik dhe të lajmërohet për përparimin lidhur me çështjen e emrit që ndërkaq sipas konkluzionit të 42 mbetet në suaza të KB-së, tha zëvendëskryeministrja Arifi.

You must be logged in to post a comment Login