Ministria e Diasporës, ka shprehur sot nevojën që mediat publike në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri, të informojnë më shumë opinionin publik me ngjarjet dhe problemet e mërgatës shqiptare.
Drejtori i Departamentit për politika të Diasporës në këtë ministri, Mustafë Xhemajli, tha se në Kosovë nuk ka informacion të duhur se çfarë ndodhë në diasporën shqiptare.
Këtë ai e tha në Konferencën Rajonale në Durrës: ”Integrimet Evropiane dhe Roli i Diasporës në këtë Poroces”, ku u vlerësua lartë kontributi i diasporës për çështjen shqiptare në Ballkan.
Kjo konferencë po mbahet në kuadër të shkollës verore për integrime evropiane, organizuar nga Akademia Diplomatike Shqiptare e Maqedonisë, Ministria e Diasporës së Kosovës, Instituti për Integrime Evropiane në Universitetin e Tiranës, ku po marrin pjesë studentë, profesorë, dhe politikanë nga këto treva shqiptare.