Heqja e imunitetit, flasin grupet e interesit

Këshilli i Legjislacionit dhe komisioni parlamentar i Ligjeve ka nisur takimin e vet te dyte, kete radhe per te degjuar mendimet e grupeve të interesit.

Sot per nismën për ndryshimet kushtetuese “për heqjen e imuniteteve të zyrtarëve të lartë”, diskutojne përveç drejtuesve të insitucioneve të drejtësisë dhe ekspertëve shqiptarë, ekspertë të EURALIUS-t dhe PACA-s, misione që kanë asistuar drejtësinë shqiptare gjatë viteve të fundit.

Ne takimin e djeshem, maxhoranca ka ftuar opozitën që të gjejnë një konsensus lidhur me ndryshimet kushtetuese për imunitetin, duke u bazuar në projektin e paraqitur nga organizmat europianë, PACA, nga Këshilli i Europës, dhe EURALIUS, nga Bashkimi Evropian. Opozita tha se mbështet në parim procesin ligjvënës për ndryshimin e dispozitave kushtetuese për kufizimin dhe heqjen e imunitetit.

Ne emër të maxhorancës, deputeti Edi Paloka tha se, maxhoranca për të mos i lënë kohë dhe rrugë përplasjeve, vendosëm të paraqesim para parlamentit projektin tonë, që është një projekt i bazuar në ekspertizën e Këshillit të Europës, PAKA-s, dhe i BE-së, EURALIUS.

Përfaqësuesi i PS-së, Fatmir Xhafaj vlerësoi se procesi meriton një vëmendje shumë të veçantë, për të garantuar një proces gjithëpërfshirës dhe transparent.

Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj tha se ndryshimet duhet të vijnë duke mbajtur në konsideratë realitetin tonë, shkallën e demokracisë, kulturën politike etj, duke shtuar se, ndryshimet duhet të japin efektet e kërkuara, të zgjidhë një problem, dhe jo të hapë një tjetër.”

Xhafaj tha se ndryshimet duhet të shërbejnë edhe për ruajtjen e garancive për rolin e çdo opozite, për të mos goditur kundërshtarët politikë apo gjyqtarët për qëllime të caktuara.

Drafti i PS-se

Nje dite me pare, PS propozoi draftin e saj per ndryshimet kushtetuese. Sipas draftit, propozohet marrja në mbrojtje e deputetëve vetëm në ato raste kur janë duke ushtruar detyrën si përfaqësues të popullit, kur shprehin opinionet dhe votën e tyre. Në rast se kërkohet arrestimi, ai duhet të kryhet me lejen e Kuvendit me përjashtim të rasteve kur deputeti kapet në krim e sipër apo menjëherë sapo ka konsumuar kryerjen e krimit. Propozimet e PS-së që lidhen me imunitetin e gjyqtarëve, parashikojnë të drejtën e imunitetit nga cilido gjyqtar për vendimet dhe opinionet që ata shprehin gjatë kryerjes së detyrës, duke i zhveshur nga çdo lloj imuniteti tjetër.

You must be logged in to post a comment Login