Olldashi: Në 2013 përfundon aksi Tiranë-Elbasan

Ministri i Transporteve Sokol Olldashi, ministri i Mbrojtjes Arben Imami dhe deputetë të qarkut të Elbasanit, kanë inspektuar sot punimet në tunelin e Qafë Krrabës, pjesë e aksit Tiranë- Elbasan.
Ministri Olldashi deklaroi se ka përfunduar 66% e volumit të punimeve të përgjithshme, të cilat pritet të përfundojnë në muajin maj, ndërsa kanë mbetur për t’u hapur dhe 700 metra tunel. Rruga Tiranë-Elbasan do të përfundojë në pranverën e vitit 2013-nënvizoi Olldashi, ndërkohë që Krraba pritët të ëprfundojë në ditët e –para të muajit maj.
Ndërkaq Ministri Imami e cilësoi rrugën si më të rëndësishmen, pas Rrugës së Kombit, përsa i përket zhvillimit ekonomik dhe një investim të rëndësishëm për zonën.
Autostrada Tiranë-Elbasan shkurton mesatarisht 40 minuta kohën që duhet për të shkuar nga Tirana në Elbasan. Investimi më i rëndësishëm i rrugës është tuneli i Krrabës me një gjatësi prej rreth 2.4 km. Shpejtësia e udhëtimit do të variojë nga 100 në 120 km në orë.
Autostrada Tiranë-Elbasan është e gjatë 26.9 km. Kjo rrugë është e ndarë në tri lote, nga të cilat: loti i parë fillon nga Unaza e Madhe deri në kilometrin e 13-të, loti i dytë është tuneli dhe loti i tretë është nga dalja e tunelit në qytetin e Elbasanit.

You must be logged in to post a comment Login