Promovohet shoqata kulturore shqiptare „Aleksandër Moisiu“ në Vjenë

Diaspora shqiptare në Austri

Ne kryeqytetin Austriak të Vjenës, artdashësit shqiptarë themeluan shoqatën kulturore „Aleksandër Moisiu“. Kjo shoqatë promovimin e saj e bëri të shtunën me 14 janar.

Anëtaret e kësaj shoqate vijnë nga treva të ndryshme shqiptare si: Kosova, Shqipëria e Maqedonia. Kryetar i shoqate është Besim Xhelili kurse anëtarë janë edhe Hazir Mehmeti, Ragip Dragusha, Anton Marku, Amir Januzaj, Ramadan Kosumi etj.

Në këtë promovim poet, duke përfshire edhe vetë anëtarët, lexuan poezi të ndryshme, disa prej të cilave janë edhe të botuara në librat e tyre. Qëllimi i formimit të kësaj shoqate, sipas anëtareve të kryesisë, është promovimi i kultures shqiptare ketu në Austri si dhe bashkimi i krijuesve të rinj shqiptare të cilët jetojnë këtu.

Këtë promovim e shoqeroi edhe hapja e ekspozitës personale „Heshtje“ nga Amir Januzaj, i cili beri prezantimin e disa fotografi të bëra gjate periudhave të ndryshme kohore në Kosove e Gjermani. Në këto fotografi ishin të bashkangjitura edhe disa poezi të vet autorit, të cilat janë të botuara në librin e tij „Shtegtari i Larget“ (1995, Recenzent Ali Podrimja). Ne vazhdim të këtij promovimi nxënësja e shkollës se mesme të muzikës këtu në Vjen, Anita Marku, luajti disa pika muzikore në piano. Përpos musafirëve të ndryshëm qe ishin të pranishëm, këtë promovim e nderoi edhe prania e ambasadorit kosovar në Austri Dr. Sabri Kiqmari. Ai premtoi se Shoqata kulturore shqiptare „Aleksander Moisiu“ në Vjen në të ardhmen do të këtë nje mbështetje të madhe nga Ambasada kosovare. Krejt në funde të këtij manifestimi kjo shoqate nënshkroi një memarondum bashkëpunimi me Shhoqërinë e Akademikeve Shqiptare në Gjermani „Dija“, me kryetarin e saj Eshref Januzaj. Synim për këtë vit shoqata me e re kulturore në Austri ka botimin e një libri të perbashkët nga poet e shkrimtar anëtar të kësaj shoqate.

Për të gjithë të interesuarit dhe artëdashësit shqiptar të cilët jetojnë në Austri e dëshirojnë të jene anëtarë të kësaj shoqate, këtë mund ta bëjnë përmes postes elektronike duke plotësuar nje formular në www.moisiu.eu, e pastaj kërkesa e tyre do të shqyrtohet nga anëtaret e kryesisë dhe përgjigjen do e marrin përmes postes elektronike. (Nga: Halime Jakupaj)

You must be logged in to post a comment Login