Fakte , histori , jeta dhe biografia e Kadri Roshit

Te qendrosh mbi art.

Nga Blerina ROSHI

Fakte , histori , jeta dhe biografia e Kadri Roshit

Biografite jane vetem veshjet dhe kopsat e nje njeriu.Biografia e nje njeriu nuk mund te shkruhet-Mark Twain

Kadri Roshi lindi ne 4 Janar te vitit 1924, ne Ballsh te Mallakastres, ndersa prinderit e tij, Maksut dhe Sabrie ishin me orgjine nga Libohova. Nena e Kadri Roshit do te largohej nga jeta, kur Kadriu ishte vetem 2 vjec,ndersa i ati do te linte ate krejt jetim ne moshen 12 vjecare.

I ati i Kadri Roshit, me profesion avokat do te shquhej per aftesite e tij te shkelqyera ne pergatitjen e e ceshtjeve per gjykate.E tille ishte aftesia e tij, ne kete profesion sa ne te vertetete, te gjitha ceshtjet, qe do ti ngarkoheshin, do te numeroheshin me vone te fituara.

Mbas vdekjes se dy prinderve, Kadriu do te endej per te siguruar jetesen, neper qytete si Vlore, Kavaje, Gjirokaster, Durres e ne fund Tirane, duke punuar here si punetor ngarkim shkarkimi ne portin e Durresit, here si punetor mirembajtjeje, dhe ne fund biletapreres, ne ish kinema Republika, ne Tirane.
Edhe pse ne fisin e tij kishte shume te arsimuar, nga te cilet numeroheshin rreth 25 mesues, Kadri Roshi ne ate kohe do te mbetej i paarsimuar, duke mundur te kryente vetem 4 vitet e para te shkolles.

Martohet ne moshen 23 vjecare me Drita Tahon.Vajza me origjine nga Gjakova, e cila gjithashtu ishte artiste do te ndaje me aktorin e famshem 60 vite te jetes se saj.

Nga kjo martese do te lindin 2 femije, Ermira dhe Kliti, te cilet profesionalisht do te ndjekin pasionin e prinderve.

Fillimet e artit.

Ne moshe te vogel, Kadriu do te terhiqte vemendjen e mesuesit te tij te fillores,duke mahnitur ate, ndersa recitonte poezi te Naimit dhe Migjenit.

Ne vitin 1945, Kadri Roshi, i cili sapo kishte degjuar per nje grup teatral te krijuar, do te vendoste ti nenshtrohej konkursit te tij te pare. Do te ishte pikerisht ky konkurs, qe e skualifikonte Kadri Roshin per mungese talenti dhe pengese ne te folur, disfata e tij e pare.

Askush nuk do te dinte dhe as do te imagjinonte, qe pas djalit te patalentuar ne dukje, Ezopit tone te ardhshem, qe shfaqur tashme talenti.

Ne nje episod te jetes se tij, do te kujtonim se ne ate periudhe, Kadri Roshi imitonte ne menyre perfekte te 11 femijet e fqinjit te tij, keta te fundit te gjithe te lindur me te meten e pengeses ne te folur, imitim ky qe do te influenconte dhe vete menyren e tij te te folurit.

Vendose te konkurroje per here te dyte. Serish do te pesonte nje tjeter disfate. Ne nje konkurs me 21 pjesmarres Kadri Roshi, serish cilesuar si i patalentuar dhe shoqeruar nga nje tjeter konkurrent me emrin Naim Frasheri, do te kryesonte listen e te skualifikuarve.

I pushtuar nga hidherimi dhe i pashprese do te endej i vetem rruges . Duket se ne kete moment, kur perballe tij shfaqet mesuesi i tij i fillores, do te lind edhe shkendija e pare qe do te ndricoje rrugen e tij drejt artit.

Pasi degjon dhe njeh arsyet e trishtimit te ish nxenesit te vet, mesuesi qe tashme punonte si zyrtar i larte vendose te shkojne se bashku, e te takojne nje mik te tij ne drejtorine e arteve te bukura. Po kush ishte “miku I arte” I mesuesit, burri me mustaqe pisk te zeza, qe do te takojne e qe vendose te ndihmoje artistin te ngjitet ne shkallen e pare, te karrieres se tij?
Nje tjeter figure e shqiptareve, shkrimtari i njohur Zihni Sako ishte pikerisht personi, mik i mesuesit, i cili vendosi te ndihmoje Kadriun duke i dhene atij mundesine te punononte si sufler.
Nuk do te kaloje shume kohe, kur nje grup i vogel personash joprofesioniste, ne te cilin bente pjese edhe K.Roshi, N.Frasheri etj,madje te konsideruar me pare si te patalentuar, do te mblidheshin e me ndihmen e miqve do te perkthenin nga frengjishtja, e me pas do te vinin ne skene pjesen “Martesa e Gogolit”, ku Kadri Roshi interpretonte rolin e Podgolisenit.
i tille sishte suksesi i kesaj shfaqjeje sa ky grup amatoresh hyn menjehere ne grupin e teatrit popullor dhe nga ajo dite Kadri Roshi emerohet aktor definitiv I teatrit popullor.

Roli i tij i pare do te ishte Osipi tek Revizori i Gogolit. Mbas dhenies se kesaj shfaqjeje, e cila pati nje sukses te paimagjinueshem, dramaturgu i madh Gogol shnderrohet ne nje figure shume te dashur per te.

Ne vitin 1947 Kadri Roshit i jepet e drejta e studimit ne Zagreb te Kroacise, si aktor. Me prishjen e marredhenieve me Jugosllavine transferohet ne Prage te Cekise, ku dhe perfundon ne vitin 1950 studimet e tij me rezultatin me te larte te vleresuar “odlično” qe ne shqip do te perkthehet shkelqyeshem.

Roli i tij i pare, kthyer ne Shqiperi, mbas kryerjes se studimeve cuditerisht dhe per koincidence do te ishte Osipi i Gogolit.
Edhe nje here suksesi do te ishte i jashtezakonshem
Do te interpretonte gjate jetes se tij, duke lene gjurme e mbresa te pashlyeshme per cdo shqiptar ne perreth 215 role si ne teater dhe ne kinematografi, pa permendur ketu veprimtarine etij si regjizor dhe pjesmarres ne koncerte brenda dhe jashte vendit si recitues. Disa prej filmave dhe teatreve ku aktori interpreton do te ishin:

“Tana”, “Furtuna“,“Skenderbeu“, “Hamleti“,“Oret e e Kremlinit“,“I cuditshmi“,“Ezopi“,“Oret e Kremlinint“,“Familja e Peshkatarit“,“Zonja e Bujtines“,“Arturo Ui“,“Fytyra E dyte“,“I teti ne Bronx“,“Besa e Madhe“,“Hijet e nates“ , “Malet me blerim mbuluar“,“Fijet qe priten“,“Apasionata“,“Njeriu me top“,“Epoka para gjyqit“,“Lulekuqet mbi mure“,“Lidhur si fishke gjerdani“,“Toke e ndezur,Shkallet“,“Kolonel Bunker“ si dhe “Kohe e cmendur“ne rolin e Xha Fiqos, i cili do te ishte dhe roli i tij i fundit.

Interpretimi brilant i Kadri Roshit, kesaj embleme te teatrit dhe kinematografise shqiptare do te cilesohej nga vete gjeniu i letrave shqip Dritero Agolli keshtu:

Kadri Roshi eshte patriarku i fjales se kenduar shqipe. Fjala ne gojen e tij merr tingullin e zileve te kemboreve, te Malit te Nemerckes,Malit te Gjere, te kenges se bukur polifonike, te gurgullimes se lumenjve.

Momente te vecanta te karrieres.

Ne vitin 1970 se bashku ne grupin e delegacionit brazilian te ardhur ne Shqiperi, gjendej edhe Guilherme de Oliveira Figueiredo, dramaturgu brazilian, autori i komedise heroike “Dhelpra dhe Rrushte”(Ezopi).

Guilherme kishte degjuar se pjesa Dhelpra dhe Rrushte ishte vene ne skene ne 1963 ne Shqiperi.Duke qene se kjo pjese tashme ishte hequr ne menyre paradoksale nga repertori, vete dramaturgu brazilian kerkoi temund te shihte ate.

Kadri Roshi gjendej pikerisht ato dite ne shtratin e tij,ne kushte jo te mira shendetsore.

Si rrjedhim, 4 aktoret e tjere pjesmarres do te shnderronin dhomen e tij ne studio provash e per vetem 10 dite do te arrinin te jepnin shfaqjen para autorit.

Figueiredo ne fund te shfaqjes do te thoshte:

” E kam pare ne shume vende te botes,por Ezopin qe mendova dhe shkrova e gjeta vetem ketu, ne kete teater”.
Denimi
Ne vitin 1974,menjehere mbas suksesit te Kadri Roshit ne interpretimin e rolit Arturo Ui, vete artisti do gjykohej e akuzohej per arsye te paarsyeshme dhe krejt te stilit diktatoresk.

Ne fund do te denohej duke u derguar te punonte, si punetor ne oficinen e automjeteve te ndertimit, OAN…

Do te jete e fuqishme tronditja e tij shpirterore ne ate periudhe sepse ne te vertete nuk ka force, qe lendon me shume shpirtin e ndjeshem te nje gjeniu, sesa ajo e rrembimit te tij nga bota qe i perket, nga arsyeja per te cilen vete ky gjeni eshte krijuar.
Disa njerez krijojne art e disa te tjere qendrojne mbi te. Kjo eshte arsyeja, pse ne kete ambjent ku nuk ekzistonte as mendimi per teatrin, Kadri Roshi do te ngrinte nje grup teatral te perbere nga amatore. Do te punonte si regjizor e do te vinte ne skene po kete vit, me grupin qe kishte krijuar, pjesen “Koha E Komisareve” ku vete ai interpretonte, rolin e komandantit Rapo.

Perpara shfaqjes, e cila do te jepej ne teatrin kombetar, Kadriu nuk do te lejohej te perdorte kabinen e tij te veshjes, kabine kjo,qe vete ai kishte perdorur per nje periudhe 30 vjecare.
Shfaqja ishte caktuar te fillonte ne oren 18:00, por edhe pse koha tashme kishte kaluar dhe ora shenonte 18:30, ende ajo nuk po fillonte.

Cfare po ndodh valle? Do te pelqente serish publiku aktorin Kadri Roshi? Si do te priste ai ate?

Keto ishin pyetjet qe pushtonin mendjen e K.Roshit, duke qendruar i mberthyer nga emocionet mbrapa kuintave. Befas degjohet zhurma e kercitjeve te kollonave te teatrit, zhurma krejt te ngjashme me ato te nje termeti. Vetem atehere do te kuptonin se salla e teatrit ishte mbipopulluar nga spektatoret, duke kapercyer dyfish kapacitetin e saj. Godina e teatrit rrezikonte te shembej. Shfaqja filloi. Interpretimi dhe rikthimi ne skene i komisarit Memo do te shoqerohej e mbytej nga ovacione e brohoritje te vazhdueshme ….Shqiptaret njohin dhe duan gjeniun e vet.

Cilesi te karakterit, natyra e Kadri Roshit.

Kadri Roshi karakterizohej nga nje sens humori jashtezakonisht i mprehte.Kushdo kishte fatin te gjendej ne rrethin e bisedave te tij, do te gjendej i mrekulluar nga bota e humorit te tij, humori i cili, shembte cdo hidherim apo drame te ngjarjeve qe jeta paraqet, apo qe vete ne mund te ishim duke jetuar.
Ishte adhurues i modestise. Do te qendronte besnik I kesaj cilesie dhe nganjehere ne nje rrethane te caktuar do te kritikonte veten, duke pyetur: Mos u tregova mendjamadh? Serish me humor, vete ai do te pergjigjej: Epo me mire mendjemadh se mendjevogel.

Pasionet e tij ishin duhani dhe peshkimi. Do te braktiste keto dy pasione te veta, per rreth 6 muaj, per dashurine e tij te madhe artin, ne pergatitjen e rolit Arturo Ui. Ky rol te cilin ai donte marrezisht iu rrembye ne vitin 1974, me denimin e tij.

Ishte nje njohes i shkelqyer i historise, politikes, gjeografise dhe ekonomise boterore. Konsideronteketo njohuri te domosdoshme ne interpretimin e roleve te veta. Askush nuk do te grumbullonte informacion per Gjermanine sa mundi te grumbullonte ai, duke zhytur shpirtin e vet brenda personazhit Arturo Ui.

I pyetur nese ndien shume emocione gjate interpretimeve, ai u pergjigje:Perpiqem te provoj gjithe emocionet qe kane provuar karakteret e mi, qe te mund ti transmetoj publikut ato.
Besonte se per te qene i suksesshem duhej shume pune e se mjaftonte pak talent. Per kete arsye do ti kushtonte punes pjesen me te madhe te jetes se tij.

Kishte rrethe te panumerta miqesie,rrethe keto te kategorive te ndryshme.

Cdo njeri, qe ne jete gjendej prane tij, do te rrethohej nga dashuria dhe miresia, qe vetem mbreti i teatrit dhe kinematografise shqiptare, Kadri Roshi dinte te dhuronte.

I gjendur shume here i sulmuar dhe ne situata te veshtira do te perballonte ato me shprehjen qe kishte rrembyer nga roli i Arturo Ui, shprehje qe me pas beri moto te jetes:
“Koken lart djema. Kush s’ka vdekur rron akoma”.

Ndahet nga jeta ne 6 shkurt te vitit 2007 duke lene trashegim kombit shqiptar, legjenden e tij …(NacionalAlbania)

You must be logged in to post a comment Login