Gjermanët 20 milionë euro në Manastir

Investimi me vlerë prej 20 milionë eurove, i kompanisë gjermane “Kromberg dhe Shubert” formalisht filloi të realizohet.

Marrëveshja u nënshkrua të enjten në Qeveri, ndërsa përfundimi i investimit pritet në tremujorin e tretë të vitit të ardhshëm, kur duhet të fillojë prodhimi i fabrikës së re në zonën industriale Zhabeni, në Manastir. Fillimisht do të punësohen 400 persona, numër i cili në pesë vitet e para do të arrijë në 2 mijë. Marrëveshjen e nënshkruan ministri për Tërheqjen e Investimeve të Huaja, Vele Samak dhe përfaqësuesit e kompanisë gjermane, Volfgang Tupi dhe Sami Zaguani. Fabrika në Zhabeni do të punojë instalime kabllovike për prodhuesit automobilistik në Evropë siç janë “Folksvagen”, “BË”, “Audi”, “Mercedes”.
Për kompaninë gjermane vendimtare të investojë në Maqedoni ka qenë puna kualitative dhe kushtet konkurrente, tha përfaqësuesi i kompanisë Tupi. Sipas kryeministrit Nikolla Gruevski, më rëndësi nga ky investim dhe ajo që gëzon janë vendet e reja të punës, numër i cili është rreth 2.000 punësime të drejtpërdrejta, ndërsa në fillimin e punës fabrika në Manastir do të hap edhe vende të punës indirekte siç janë transporti, logjistika, serviset të cilat kompania do t’i shfrytëzojë. “Nuk ka momente më të mira se ky, kur hapen vende të reja pune”, tha Gruevski, pas nënshkrimit të Marrëveshjes. Ai shtoi se krahas hapjes të vendeve të punës, pozitiv nga realizimi i këtij investimi është edhe përmirësimi i bilancit tregtar për 20 milion euro. Samak potencoi se ky është një investim në Maqedoni me numrin më të madh të punësimeve. Për zëvendëskryeministrin e angazhuar për çështjet ekonomike, Vladimir Peshevski, me realizimin e këtij investimi është konfirmuar se Maqedonia është vend i cili ka çfarë të ofrojë dhe di si të ofrojë. “Kromberg dhe Shubert” është firmë familjare gjermane në industrinë për furnizime automobilistike e cila ka histori të suksesshme më shumë se një shekull. Me mbi dhjetëra mijë të punësuar në të gjithë botën firma zhvillon dhe prodhon prodhime të larta teknologjike, si kabllo, instalime kabllovike, teknologji plastike dhe mekatronikë. Me përvojë dhe kompetencë, firma është themeluar si partner i rëndësishëm në industrinë automobilistike.

You must be logged in to post a comment Login