Edhe pesë komuna në fazën e dytë

Pesë komuna nga 1 janari i vitit 2012 hyjnë në fazën e dytë të decentralizimit fiskal. Bëhet fjalë për Ohrin, Dellçevën, Vinicën, Vraneshnicën dhe Zhelinën.

Nga të gjitha komunat në vend mbetet edhe Pllasnica t’i plotësojë kushtet që do të marrë ndihmë nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale. Këtë e kumtoi sekretari shtetëror në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, Sasho Stefanovski para takimit të sotëm të Grupit punues  për decentralizimin në përbërje të re, në të cilën marrin pjesë  sekretarët shtetëror të gjitha ministritë  në vend  dhe anëtarë të tjerë të deleguar nga institucionet më të rëndësishme për procesi  e decentralizimit. Ai shtoi se këto komuna me  hyrjen në fazën e dytë do të marrin  një numër më të madh të obligimeve  dhe mundësive të cilat  mund t’i zbatojnë në periudhën e ardhshme, gjegjësisht  do të kenë  mundësi më të madhe të udhëheqin me  financat e tyre, me kredi për të marrë hua, si dhe të ndërtojnë rejtingun e tyre kreditor. Në lidhje me komunën e Pllasnicës, sqaroi se Ministria e Vetëqevrisjes Lokale do t’i ndihmojë gjatë shfrytëzimit të  volitshmërisë për formimin e bashkëpunimit ndërkomunal që t’i tejkalojë problemet  administrative dhe të mundet edhe  ajo të hyjë  në fazën e dytë të decentralizimit fiskal. Krahas kësaj Stefanovski informoi se në pajtim me Programin për decentralizimin e vitit 2012-2014, do të punohet në komuna,  pa dallim nëse bëhet fjalë për komunë rurale apo urbane , t’i standardizojnë shërbimet të cilat u ofrojnë shfrytëzueseve të tyre, transferimin më të madh të kompetencave të komunave dhe me këtë  nxitjen  e rritjes ë  zhvillimit ekonomik  lokal, përmes  hapjes së Biznes inkubatorëve, formimin e  qendrave të bizneseve, si dhe  promovimin në  panaire të punës. Në lidhje me transferimin e menaxhimit me tokën ndërtimore shtetërore  nga ana e komunave, ai informoi se 70 për qind e komunave  në vend i kanë plotësuar  kushtet. Katërmbëdhjetë  komuna mund të disponojnë me tokën ndërtimore, që është gjithashtu, në funksion të decentralizimit. Edhe  një pjesë e mirë e komunave i plotësojnë  kushtet ashtu që në përudhën e ardhshme  ky numër do të rritet, theksoi Stefanoski  para  fillimit të takimit të grupit punues për decentralizim.

You must be logged in to post a comment Login