Zvogëlohet numri i azilkërkuesve nga Maqedonia

Zvogëlohet numri i azilkërkuesve nga Maqedonia në vendet e Bashkimit Evropian.

Nga janari deri më 17 gusht në pesë shtetet evropiane azil kanë kërkuar 2442 qytetarë të Maqedonisë. Komiteti i lartë për monitorimin e liberalizimit të vizave, në përbërje të së cilit janë shefi i diplomacisë Nikolla Popovski, zv/kryeministrja për eurointegrimet Teuta Arifi, ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti, ajo e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, dhe ministri i Punës dhe Politikës Sociale Spiro Ristovski, konstatuan sot se zvogëlimi i numrit të azilkërkuesve, është si rezultat i masave të ndërmarra nga Qeveria për t’i penguar qytetarët që të kërkojnë azil. Sipas statistikës së agjencisë evropiane për siguri kufitare, në qershor të këtij viti janë regjistruar rreth njëqind kërkesa për azil, në korrik rreth 80 ndërsa në muajin gusht janë regjistruar vetëm rreth 10 kërkesa për azil edhe atë në Suedi. “Konstatimi se masat kanë dhënë efekte, bazohen në statistikat e fundit që i kemi nga ana Komisionit Evropian për numrin e qytetarëve të Maqedonisë që kërkojnë azil, si dhe gjatë bisedimeve që zhvillojmë me përfaqësuesit e BE-së të cilët janë të kënaqur me masat e realizuara dhe numri i azilkërkuesve është në minimum”, tha Borçe Stamov – zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme

Belgjikë             Gjermani             Suedi             Zvicër             Holandë

GJITHSEJ             512                         506                  722                    572                  130

 

Dukuria e shpërnguljes së qytetarëve nga Maqedonia drejt vendeve të Evropës u përhap në fund të vitit 2009 dhe fillim të vitit 2010, pas liberalizimit të vizave. Qindra familje që para dy vitesh kishin braktisur shtëpitë e tyre, tani më janë kthyer në vendlindje, pasi nuk kanë arritur të sigurojnë të drejtën për azil. Në Kuvend ndërkohë është në procedurë propozim ndryshimi në kodin penal që parashikon dënime të rënda për organizatorët e udhëtimeve dhe vet azilkërkuesve./alsat-m/

You must be logged in to post a comment Login