Truri në dietë, “han vetveten”

Truri i njerëzve të cilët mbajnë dietë, për shkak të marrjes së dobët të materieve ushqyese, pas një kohe fillon të “hajë vetveten”, kanë zbuluar shkencëtarët nga Universiteti Yeshiva në New York.

Procesi kur truri fillon të hajë “veten” quhet autofagia. Kjo dukuri shfaqet kur qelizat trunore fillojnë të “hanë vetveten”, që organizmi të mos kolabojë, ka treguar studimi.

Testet në minj kanë treguar që nëse qelizave trunore u pamundësohet të hanë vetveten, parandalohet ndjenja e urisë, e cila është një reaksion ndaj mbajtjes së dietës.

Minjtë e testuar pas një periudhe të gjatë të urisë, janë dobësuar në mënyrë të suksesshme.

Ekspertët konsiderojnë që ky zbulim është shumë i rëndësishëm dhe që me të, mund të kontribuohet në krijimin e dietave të reja për dobësim.

You must be logged in to post a comment Login