Tableti i ri ViewPad 7e kushton 240 $

Pas suksesit me protipin ViewPad 7, kompania ViewSonic ka prezantuar një model të ri, të ashtëquajturin ViewPad 7e.

Bëhet fjalë për një tablet me sistem operimi Google Android 2.3 Gingerbread, me një ekran 7-inch me prekje, Bluetooth HDMI dhe WiFi. Gjithashtu ky tablet do të ketë të instaluar edhe Amazon Kindle, që do të thotë se mund të përdoret edhe si libër elektrnik.

Fatkeqësisht nuk ka ende asnjë informacion lidhur me procesorin, kartën grafike, memorjen apo kamerat e integruara. ViewPad 7e do të dalë në treg në fund të vitit ndërsa do të kushtojë 240$. /Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login