Sharp prezanton androidin e tij

Sharp ka prezantuar tabletin e tij të ri RW-T107, i cili pritet të dalë në treg në fund të muajit Gusht.

Bëhet fjalë për një tablet me sistem operimi Google Android GingerBread 2.3, me ekran 7-inch me prekje me rezolucion 1024 x 600, me procesor 1GHz TI OMAP, memorje të integruar 8 GB, kamera në pjesën e pasme të tabletit 2 megapiksel, portë për kartën e memorjes mikro SD dhe HDMI.

Ky model i Sharp, i cili peshon 395 gram, del në shitje në fund të muajit Gusht, por ende nuk ka asnje informacion lidhur me çmimin e tij. /Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login