Google e morri “falas” Motorola’n!

Kur Google ta përfundojë blerjen e Motorola’s, gjiganti i teknologjisë Google do të ketë më shumë se 17.000 patenta më shumë, si dhe 7.500 aplikacione tjera shtesë në arsenalin e saj të patentave.

Por Bloomberg ka raportuar se vetëm 18 prej këtyre patentave mund të vlejnë sa shuma prej 12.5 miliardë dollarëve, sa ka paguar Google për ta blerë kompaninë Motorola.

Nëse është kështu, atëherë i bie që Google e ka marrë “falas” njërin ndër prodhuesit më të mëdhenj të telefonave mobil në botë, kompaninë Motorola.

David Mixon, një avokat i patentave nga Bradley Cummings Arant Boult në Huntsville, Alabama ka llogaritur se Google do t’i marrë të gjitha patentat, dhe do të dal në fitim me blerjen e saj më të re.

Motorola ka shpikje që datojnë nga viti 1994, të cilat konsiderohen si “yjet e kompanisë”, e sidomos tri padi që kjo kompani kishte fituar kundër rivalit Apple. / Telegrafi /

You must be logged in to post a comment Login