Arifi: Maqedonia pret vullnet të mirë edhe nga Greqia

Përgjegjësia për asnjë kontest nuk mund të shtrihet vetëm në njërën palë. Është e qartë se bëhet fjalë për problem dypalësh, i cili ka dimension ndërkombëtar. Ne kemi treguar vullnet të mirë dhe kështu duhet të vazhdojmë, por këtë gjithashtu duhet ta presim edhe nga pala tjetër, deklaroi zëvendëskryeministrja për çështje evropiane Teuta Arifi pas takimit të sotëm me paraardhësit e saj në Qeveri.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me kontestin e imponuar për emrin, Arifi përmendi se Maqedonia pret edhe partneritet nga miqtë e saj ndërkombëtar, të cilët duhet të japin, siç tha, notë lehtësuese për problemin.
Zëvendëskryeministrja pret që raporti i ardhshëm nga Komisioni Evropian për progresin e Maqedonisë të jetë korrekt dhe ta shfaqë realisht gjendjen në vend.
Në takim, përveç nënkryetarëve të mëparshëm qeveritarë të ngarkuar për çështjen evropiane, ishin të pranishëm edhe ekspertë nga ky dikaster.

You must be logged in to post a comment Login