Arifi: Kontesi varet nga Greqia

Çështja e emrit të Maqedonisë nuk varet vetëm nga ajo por edhe nga vullneti i miri i Greqisë për zgjidhjen e kontesit.

Zëvendëskryeministrja për çështje evropiane Teuta Arifi deklaroi sot se:
“Përgjegjësia për asnjë kontest nuk mund të shtrihet vetëm në njërën palë. Është e qartë se bëhet fjalë për problem dypalësh, i cili ka dimension ndërkombëtar. Ne kemi treguar vullnet të mirë dhe kështu duhet të vazhdojmë, por këtë gjithashtu duhet ta presim edhe nga pala tjetër, deklaroi zonja Arifi, pas takimit të sotëm me paraardhësit e saj në Qeveri.

Arifi tha gjithashtu se Maqedonia pret edhe partneritet nga miqtë e saj ndërkombëtar, të cilët duhet të japin, siç tha, notë lehtësuese për problemin. /albeu.com/

You must be logged in to post a comment Login