Thaçi: PDSH mbron shqiptarët

Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi deklaroi se PDSH-ja në këto zgjedhje zhvilloi një “luftë” të pa barabartë me kundërshtarët e vërtetë politik të saj. Pas një takimi me Ambasadorin e OSBE-së në vend, Ralf Breth ai tha se do të vazhdojë të mbrojë interesat e shqiptarëve.

“Do të vazhdojmë të mbrojmë me këmbëngulësi interesat e shqiptarëve në Maqedoni. PDSH-ja si forcë e vetme opozitare shqiptare me qëndrime konstruktive do të vazhdojë të angazhohet për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve në vend”, deklaroi Thaçi.

You must be logged in to post a comment Login