Shteti i Kosovës duhet kujdesur për bashkatdhetarët

Ne shoqatën “bashkimi” Nürnberg te Gjermanisë u mbajt një tubim informues mbi gjendjen e kësaj shoqate. Tubimin e hapi Kryetari i Shoqatës “Bashkimi” Armend Ismajli i cili beri një raport tre mujore dhe paraqiti prioritet e kësaj shoqate për te ardhmen.

Ismajli foli rrethe Shqiptareve te cilët ne Nürnberg me rrethin janë një numër diku rrethe 5000 vete. Ne kuadër te mos mbetet vetëm mësimi fetar dhe te mos mbyllmi ne kornizat e saj. Propozoje qe te hapet një klase qe do te merrej kryesisht për fëmijët shqiptar qe te mos asimilohen, tash kur nuk ka kurrfarë përkrahje as te vendit nikoqir, as te vendit prej nga vijmë,nëse nuk ndihmohen me kohen humbin identitetin e te qenit Shqiptar.

Disa propozime u bene edhe nga anëtarësia qe ne te ardhmen e afërt te hapet edhe biblioteka ne hapësirat e shoqatës ,mirëpo kërkohen donacione qe te blihen libra ne gjuhen shqipe por ky do te ishte preokupimi me i vogël sikur shteti ynë te merrej me shume me qytetaret e vete qe rinia jone te gjene veten ne kuadër te kësaj shoqate. Nexhmedin Rexhepi kërkojë qe te behet një peticion MPB te Kosovës qe shoqatës ti ndihmohet me mjete qe se paku një mësues te paguhet na buxheti i Kosovës dhe te epet një ndihme modeste rrethe manifestimeve te ndryshme qe bëhen si datat e rëndësishme Kombëtare dhe orët letrare dhe aktivitetet e tjera te ndryshme kulturore. Te mos mbetemi sikur jetim qe askush te mos përkrahe qytetaret te te cilët me mund dhe djerse ndërtuan Shtetin e Kosovës neper dekada kjo mbetet edhe ne sinqeritetin e tyre q e kjo Shoqate qe tubon rrethe 400 anëtar dhe përfaqëson diku rrethe 5000 mije Shqiptare te ndihmohet qe mbrohet kultura, identiteti,gjuha,feja.

Gazmend Islami,Nürnberg

nacionalalbania.com

You must be logged in to post a comment Login