Shqiptarët paragjykohen në Maqedoni

Shqiptarët e Maqedonisë paragjykohen nga maqedonasit dhe etnitetet tjera në vend. Në këtë konkluzion ka arritur Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN), pas një sondazhi që ka bërë.

Sipas sondazhit paragjykimet ekzistojnë ndaj shqiptarëve etnik dhe ndaj romëve.
Mbi 41% e qytetarëve mendojnë se ekzistojnë paragjykime për shqiptarët etnik, e më pas vijojnë romët dhe maqedonasit etnik, ndërsa 8,4 % e qytetarëve mendojnë se nuk ekzistojnë paragjykime.

“Më së shumti mosbesim ndaj shqiptarëve etnik kanë edhe romët, serbët etnik dhe vllehët. Shqiptarët etnik më së shumti mosbesim kanë ndaj maqedonasve etnik me 43,4 për qind dhe ndaj romëve 18,4 për qind, e më së paku ndaj boshnjakëve etnik. Turqit dhe boshnjakët etnik më shpesh nuk kanë mosbesim”, tha në konferencën e sotme për shtyp Sasho Klekovski nga QMBN. /albeu.com/

You must be logged in to post a comment Login