Shënohet 14 vjetori i ngjarjeve të përgjakshme të 9 korrikut 1997

Një delegacion i udhëhequr nga kryetari i këshillit të komunës së Gostivarit Fadil Zedneli, deputetja Flamure Kreci Demiri dhe sekretari i komunës Naxhi Xhelili, me rastin e 14 vjetorit të ngjarjeve tragjike të 9 korrikut të vitit 1997, bëri homazhe mbi varret e dëshmorëve të flamurit.
Delegacioni në fjalë, vendosi lule të freskëta mbi varret e dëshmorëve, ndërsa hoxhallarët e fshatit bënë ceremoni fetare mbi varret e Dr. Shpend Iseinit, Nazmi Saliut dhe Milaim Dautit të cilët dhanë jetën në mbrojtje të flamurit kombëtar.

“Tanimë e kemi bërë traditë që në nder dhe respekt të dëshmorëve të flamurit të 9 korrikut të vitit 1997, ta bëjmë atë që më së pakti mund ta bëjmë si institucion dhe si qytetarë, respektivisht t’i vizitojmë varret e tyre, duke shprehur nderimin dhe respektin për këta njerëz të sakrificës. Të bëjmë homazhe mbi varret e njerëzve të cilët dhanë gjënë më të shtrenjtë, dhanë jetën e tyre, për flamurin dhe popullin e vet. Ne si Komunë, tentojmë që brenda mundësive tona t’i ndihmojmë familjet e dëshomrëve në ato fusha ku kemi mundësi”, theskoi kryetari ikëshillit të komunës së Gostivarit, Fadil Zendeli.

Në homazhe morën pjesë edhe këshilltarë dhe administratorë komunalë, familjarët dhe bashkëfshatarët e dëshmorëve nga Turçani i Vogël, Forina dhe Dobërdolli.

Me rastin e kësaj date të shënuar historike për shqiptarët, nëpër qytet dhe vendbanime tjera të komunës së Gostivarit, u vendosën flamujt kombëtar dhe transparentë me mbishkrimin “Dëshmorët e kombit nuk vdesin kurrë”

Duke përkujtuar sakrificat e flamurit kombëtar, Komuna e Gostivarit në mënyrë simbolike lan një pjesë të borxhit ndaj dëshmorëve të flamurit dhe shokëve të idealit kombëtar, ideal të cilin ata e paguan me jetën e tyre të shtrenjtë./nacionalalbania.com/

You must be logged in to post a comment Login