PD-ja “shpërthen” nga fitorja e Bashës

Lulzim Basha, në fjalimin e tij drejtuar qytetarëve disa orë pas vendimit më të fundit të Kolegjit Zgjedhor deklaroi se fitorja e tij ishte e ligjshme, në një proces të lirë, të ndershëm dhe transparent.

Në mesazhin përpara selisë së Partisë Demokratike Basha tha se, gëzimi i sotëm është i meritur dhe se fitorja është shprehje e vullnetit të qytetarëve që besojnë me shumicë në projektin për Tiranën evropiane .

“Vizituam dhe prekëm së bashku rrugë dhe lagje. Kqyrëm çdo pllakë të kësaj shtëpie të madhe. Gjatë kësaj fushate kam dëgjuar shqetësimet tuaja. Si kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës do të filloj me pasion punën dhe do vazhdoj t’ju dëgjoj.

Qytetarët do të kenë pushtetin në bashkinë e Tiranës”, ka deklaruar Basha, i cili ka bërë thirrje për bashkimin e të gjithë votuesve pavarësisht nëse votuan ose jo për të.

“Tirana kërkon angazhimin e mendjeve të epura dhe sipërpmarrjeve të sprovuara. Falënderoj qytetarët, i falënderoj për durimin dhe qytetarinë me të cilin pritën përfundimin e procesit. I drejtohem edhe atyre që nuk me votuan se do të punoj për ta dhe interesat e tyre”, tha Basha duke vlerësuar edhe rolin e drejtësisë në procesin e gjatë zgjedhor të Tiranës.

You must be logged in to post a comment Login