Me apel të përbashkët për integrim

Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi ndajnë vlera evropiane dhe vizion identik për ardhmërinë. Prioritet i lartë për katër vendet është integrimi i përshpejtuar në Bashkimin Evropian dhe në NATO, ndërsa realizimi i këtyre qëllimeve strategjike është i mundur vetëm me bashkëpunim intensiv bilateral, por edhe më e rëndësishme, me bashkëpunim rajonal.

Ky është mesazhi që presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov si nikoqir dhe kolegët e tij nga Shqipëria Bamir Topi, nga Kosova Atifete Hajjaga dhe Mali i Zi Filip Vujanoviq do ta dërgojnë nga Takimi i tretë rajonal i liderëve, që nesër dhe pasnesër do të mbahet në Ohër, ndërsa do të dërgohet edhe deri në Bruksel dhe kryeqytetet evropiane.

Darko Kostadinovski, këshilltar për politikë të jashtme në Kabinetin e Presidentit, për MIA-n deklaroi se Ivanov do të nënvizojë se kjo do të thotë se katër vendet dinë në mënyrë evropiane të sillen, që është posaçërisht e rëndësishme duke i pasur parasysh problemet me të cilat Unioni ballafaqohet dhe sfidat për zgjerim. Kjo, njëherit, do të jetë edhe apel për vlerësim të drejtë të arritjeve individuale dhe të përbashkëta të secilit vend dhe apel për integrim të përshpejtuar.

Nga samiti, i treti me radhë në këtë format, pritet të dalin iniciativa për projekte të reja rajonale, posaçërisht në lidhjen infrastrukturore dhe energjetike.

Pas takimeve në Vlorë në vitin 2009 dhe Prizren në vitin 2010, Ivanov porositi, shtoi Kostadinovski, se është koha që deklarativiteti të shprehet në aksion dhe i inspiruar nga rezultatet dhe suksesi që i arritën vendet e Grupit të Vishegradit (Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia), do të angazhohet për strukturim dhe përforcim të kësaj iniciative rajonale.

Në Samitin në Ohër, presidenti Ivanov kolegëve të tij do t’u propozojë listë më të gjerë të mundësive për përforcim të bashkëpunimit rajonal, dhe do të apelojë në formë të konkluzionet joformal të përcaktohen prioritetet në të cilat do të përqendrohet bashkëpunimi në periudhën deri në takimin e ardhshëm.

Prej tani duhet ta trasojmë vizionin për vendet tona, për rajonin për vitin 2050 dhe për këtë arsye, sipas Ivanovit, siç theksoi Kostadinovski, tani është momenti kur vendet duhet barshkarisht të paraqiten para institucioneve financiare ndërkombëtare për projekte të këtilla.

Në Ohër shefi i shtetit të Maqedonisë do të ngrit edhe propozim në qoftë se paraqitet nevojë urgjente, dhe sipas shembullit të vendeve anëtare të BE-së, presidentët e rajonit, të takohen më shpesh, e jo vetëm një herë në vit. Takimi rajonal i liderëve, si formë e bashkëpunimit, për Ivanovin, siç nënvizojnë nga Kabineti, mbetet e hapur edhe për të gjitha vendet tjera të rajonit, duke i përfshirë edhe Serbinë dhe Greqinë./koha.mk/

You must be logged in to post a comment Login