Mbahet peng 90 minuta për 15 mijë euro

Biznesmeni Sajmir Shenjari, 33 vjeç, nga Burreli, u mor peng të premten për rreth 90 minuta nga tre persona në Tiranë.

Shtetasi Shenjari është pronari i një pike bastesh Ip-Bet dhe i një furre buke dhe u mor me forcë dhe u fut në një makinë nën kërcënimin e armës në afërsi të Profarmës.

Policia tha se biznesmeni i kishte 15 mijë euro borxh njërit prej autorëve të ngjarjes.

Biznesmeni, pasi u la i lirë në zonën e Kinostudios në Tiranë, u paraqit në polici dhe shpjegoi rrethanat e ngjarjes, raportoi e përditshmja Panorama.

Tre autorët e pengmarrjes janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim./Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login