Kujdes me të huajt

Ministria e Punëve të Brendshme u ka rekomanduar të martën efektivëve blu për komunikacion në autostradë dhe të trafikut, të cilët kanë kontakt të drejtpërdrejtë me shtetasit e huaj, të jenë maksimalisht tolerantë ndaj atyre.

Policët rekomandohet për kontrolle minimale të automjeteve që janë transit, vetëm po qe se për këtë ekziston një arsye serioze. MPB parapëlqen që ndalesat të jenë sa më të shkurtra, të ketë tolerancë më të madhe në lidhje me kundërvajtjet më të vogla. Kur do të regjistrohet kundërvajtje e këtillë, nëpunësit policorë si masë duhet ta përdorin paralajmërimin për shtetasin e huaj.

Detyrimisht gjatë ndërmarrjes të të gjitha masave, policët duhet t’i përmbahen kodit etik, ligjeve dhe mirësjelljes në kryerjen e detyrave zyrtare.

Organet e rendit njoftojnë se të gjitha këto rekomandime janë në kuadër të përpjekjeve të Qeverisë për përmirësimin e përshtypjes së vendit ndaj shtetasve të huaj.

Republika e Maqedonisë, përkujtohet në kumtesë të MPB-së, është në udhëkryqin e Korridorit evropian 8 dhe 10, që janë jashtëzakonisht të frekuentuara në periudhën e verës, atëherë kur edhe një numër i madh i turistëve dhe mërgimtarëve i shfrytëzojnë pushimet që të vizitojnë ndonjë destinacion ose që të kthehen në vendlindje.

You must be logged in to post a comment Login