Integrimi i Ballkanit, Ivanov thërret takim me presidentët e rajonit

Presidenti maqedonas Georgi Ivanov do të presë më datë 11 dhe 12 korrik në një tryezë presidentët e Ballkanit perëndimor. Sipas një njoftimi nga kabineti i Ivanov, takimi i cili do të mbahet në Ohër ka si qëllim bisedimet për integrimin e vendeve në BE dhe NATO si dhe rritjen e bashkëpunimit në fushën ekonomike.

Në takim bëhet e ditur se janë ftuar të marrin pjesë presidentët e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës.

Më parë, Topi, Ivanov, Sejdiu dhe Vujanoviç janë takuar në Vlorë në vitin 2009 dhe vitin e kaluar në Prizren.

Ajo që ka ndryshuar për këtë takim periodik është pjesëmarrja e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

You must be logged in to post a comment Login