Çarshia e Shkupit mezi mbijeton

Çarshia e vjetër e Shkupit ndër shekuj ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe ka qenë një letërnjoftim për metropolin e Maqedonisë.

 

Shumë dyqane mbyllen, sepse momentalisht shteti nuk tregon ndonjë interesim për çarshinë e Shkupit. Zhurma e çekiçit dëgjohet gjithnjë e më pak në çarshinë e vjetër të Shkupit. Në farkëtarinë e Ibrahim Zekirit nuk vijnë shumë klientë, teknologjia e re dhe çmimet e ulta të tyre po i rrezikojnë zejet e vjetra në çarshi thotë farkëtari

Çarshia e vjetër e Shkupit ndër shekuj ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe ka qenë një letërnjoftim për metropolin e Maqedonisë. Mirëpo periudha e tranzicionit shoqëror ka ndikuar që fizionomia e çarshisë të ndryshojë. Ngadalë po sigurt po shuhen shumë zeje të vjetra që kanë qenë karakteristikë e çarshisë. Familja Nagavci merret me artizanatin e punimit të jorganëve qysh nga fillimi i shekullit të kaluar. “Këtë traditë e kemi qysh nga katragjyshi”, thotë Diamant Nagavci, pronar i dyqanit të jorganëve në çarshinë e Shkupit.

Mbijetesë e vështirë

Edhe pse zhvillimi industrisë ka shkaktuar goditje të rëndë, Nagavci tregon se ka arritur të mbijetoj me sakrifica, sepse “te shqiptarët ende bëhen martesa tradicionale. Nuset e reja i blejnë këto prodhime për pajën. Mirëpo fatkeqësisht ky numër po zvogëlohet çdo ditë.”

Konkurrencë për farkëtarë

Zhurma e çekiçit dëgjohet gjithnjë e më pak në çarshinë e vjetër të Shkupit. Në farkëtarinë e Ibrahim Zekirit nuk vijnë shumë klientë, teknologjia e re dhe çmimet e ulta të tyre po i rrezikojnë zejet e vjetra në çarshi thotë farkëtari për “Deutsche Welle”.

Është punë e rëndë dhe e lodhshme, prodhojmë vegla për bujqësi: shata, drapër, mprehim sëpata. Interesimi për to është shumë i vogël , prandaj pothuajse çdo ditë mbyllet nga një dyqan, nga 50 kemi ngelur vetëm tre farkëtarë.”-tregon Ibrahim Zekiri.

Opingari Darçe

Edhe pse në moshë të shtyrë, Darçe. M ruan me xhelozi në një dyqan prej 10 metrash katrorë traditën 70 vjeçare të prodhimit të opingave. Po luftojmë për të mbijetuar, çarshia e vjetër vizitohet pak nga turistët. “Ndodh që për një javë shes vetëm një apo dy pal opinga.”“Procesi i prodhimit të një palë opingave zgjat pesë ditë, një ditë rri lëkura në ujë, dy deri tre ditë thahet dhe në fund qëndiset e i jepet forma. Është punë e lodhshme, por unë do ta punojë deri në fund të jetës. “- thotë Darçe. Përkrahja e institucioneve shtetërore mungon, “ askush nuk të jep kredi dhe nuk mund të jemi konkurrentë në treg,”- thotë opingari.

Shpresat për zejet

Shumë dyqane mbyllen, sepse momentalisht shteti nuk tregon ndonjë interesim për çarshinë e Shkupit. Pas rekomandimeve të Shoqatës së Zejtarëve nga Koblenci i Gjermanisë autoritet për të stimuluar këtë sektorë kanë lehtësuar detyrimet fiskale dhe lejojnë punësimin e anëtareve të familjes pa u regjistruar në entin përkatës.

Kur daton Çarshia e Vjetër

Me rënien e Shkupit nën sundimin Osman në janar të vitit 1392, Çarshia e vjetër e cila më i kishte rrënjët e veta filloi të ringjallet nën Kulturën e bujshme të cilën tani më turqit me përvojë e kishin sjellë me vete. Themi kulturë të bujshme për arsye se qytetarët evropian në atë kohë ende jetonin nëpër qytete të rrethuara me hendeqe dhe kuptohet duke mos harruar jetonin në kohën e mesjetës së errët.

Duke u nisur që nga perandorët e parë menjëherë u fillua ndërtimi dhe modernizimi i çarshisë me objekte tregtare impozante siç është Bezisteni dhe me një kompozicion arkitektural i cili nënkupton kodeksin e treshit në islam; xhaminë, hamamin dhe hanin. Ky kodeks do të bën krijimin e një renditjeje të objekteve sipas nevojës së tyre funksionale siç edhe është “Çifte Hamami”, “Suli Hani” dhe xhamia e Murat Pashës.

Me ndërtimin e të gjitha këtyre objekteve tregtare dhe fetare Shkupi me çarshinë e vet bëhet një qytet i cili paraqet qendër të rëndësishme për tregtarët, të cilët çdo ditë e më tepër fillojnë të vijnë nga tokat arabe, armene, çifute, romake, dalmatine.. etj.

Internet wireles midis çarshisë

Ajo që bën përshtypje në mesin e këtij mozaiku të vjetër të Çarshisë së vjetër është interneti wireles, i cili lajmërohet në disa tabela të vendosura në disa hyrje. Kjo i bën përshtypje sidomos turistëve të huaj, të cilët janë të mahnitur për këtë koinçindencë që ndodhë me gërshetimin e arkitekturës së vjetër dhe shijimin e botës së internetit nën hijen e ndonjë rrapi apo nëpër kafeteritë dhe odat e restoranteve në Kapan An apo edhe në hapësirat e hapura. (INA)

You must be logged in to post a comment Login